Manjani: Sistemi zgjedhor ndryshohet me konsensus. Jo me vota të blera dhe jo nga vetëm nga një parti…

0
94

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpjeguar juridikisht arsyet se përse ndërhyrja në Kushtetutë në nenet që lidhen me zgjedhjet është automatikisht ndryshim sistemi.

Në një reagim në Facbook, Manjani shprehet se rekomandimet e OSBE theksojnë se çdo ndryshim ligjor në sistemin zgjedhor duhet bërë 1 vit para zgjedhjeve. Ndërkohë nisma e PS tenton të realizohet vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

“Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, respektivisht në nenet 64 e 68 të saj, teknikisht konsiderohet NDRYSHIM NË SISTEMIN ZGJEDHOR. Standardi i OSBE/ODIHR për zgjedhje të ndershme parakupton që ndërhyrjet në sistem bëhet të paktën 1 vit para datës së zgjedhjeve. Kush më mirë sesa Kryetari i radhës së OSBE duhet ta dijë e ta garantojë këtë gjë?!”,- shprehet Ylli Manjani.

Ish-ministri shton se çdo ndërhyrje në Kushtetutë, deri më sot është bërë me konsensus dhe jo me vota të vetëm një partie, apo me keq me vota deputetësh të blerë. “Politika jonë e 30 viteve e ka ndryshuar sistemin e zgjedhjeve por gjithmonë me konsensus politik ndërpartiak dhe jo me vota deputetësh të blerë. Nëse Kushtetuta ndryshon kështu, populli është praktikisht pa ligjin themeltar të tij”,- shton ish-ministri.

Manjani shton se çdo ndërhyrje që ka planifikuar në mënyrë të njëanshme PS shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit mes forcave kryesore politike. “Marrëveshja e 5 qershorit nuk e mbyll rrugën e ndryshimit të sistemit të zgjedhjeve, por kjo kërkon një tryezë tjetër politike dhe kohën e nevojshme. Qeveria, nëse e njeh atë marrëveshje dhe çmon se kjo është koha e duhur, le ti lërë ndërkombëtarët me gisht në gojë siç po i lë, dhe të kërkojë tryezën politike si fillim. Çdo ndërhyrje tjetër quhet grisje e marrëveshjes. Këto janë fakte jo opinione”,- shkruan Manjani në reagimin e tij në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here