Islami: Edi Rama ka marue!

0
96

Nga Kastriot Islami

Humbja e Ramës në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt… 100 përqind e sigurt, madje fundi i tij duket te jetë proporcionalisht i tmerrshëm me marrëzitë që po tenton të bëjë në këto çaste të fundit…

Nuk ka asnjë shans, mundësi apo mekanizëm për ta ndalur fundin e tij, që fillimisht ishte projektuar “normal”, por duket se për fajin e tij po kthehet në “fund të tmerrshëm”… Madje mund të jetë edhe fund katastrofik… që e presin e madje e urojnë edhe shumë individë brenda sektit të tij…

Duket se kjo do të jetë humbja shkatërrimtare jo vetëm personale e Ramës, por edhe e Rilindjes, e PS, por edhe të gjithë enturazhin e tij sektar, që ka vetëm një emër, emrin e Edi Ramës…

Shumë socialistë të ndershëm prej kohësh deklarojnë se kanë marrë vendimin që nuk e votojnë më sharlatanin e Surrelit, natyrisht pa deklaruar votën pro për ndonjë forcë tjetër, por ata janë të sigurt për votën kundër shkatërrimtarit të PS dhe të ardhmes së fëmijëve te tyre…

Ka edhe disa socialistë “besnikë” që ditët e fundit e kanë kuptuar se nuk do të ketë mandat të tretë për Ramën dhe këtë e kanë kuptuar se Rama është futur në konflikt të hapur me SHBA e BE… dhe kanë filluar të deklarojnë se nuk ia vlen të konsumojnë votën e tyre për një humbës, që për me tepër po i fund në sherr me SHBA e BE…

Disa socialistë fanatikë, madje edhe disa rilindas, janë tronditur shumë ditët e fundit pasi kanë mësuar se Rama ka tentuar të negociojë për “president” edhe me Bashën, edhe me Metën, pra vetëm për të ardhmen e tij personale, ose më saktë për garancitë në rastin e humbjes së pushtetit të tij personal thjesht dhe vetëm për të shpëtuar paratë e vjedhura, por me tepër nga frika e ndëshkimit eventual që duket shumë i sigurt… Ata kanë shumë frikë se partia e tyre në këtë mënyrë do të mund të përfundonte më keq se PASOK-u i Greqisë…

Të gjithë këto grupime, për të mos thënë shumica mbështetëse e deritanishme, janë të bindur prej kohësh se Rama i ka abandonuar e tradhtuar duke vazhduar ndërkohë t’i besojnë mashtrimeve të tij… Por kohët e fundit ata kanë kuptuar se Rama ndjen humbjen e madhe dhe përpiqet të shpëtojë nga ndëshkimi duke negociuar me kundërshtarët për të siguruar garancitë që të dalë nga kjo histori i paprekur, me idenë se kështu do të mund të gëzojë paratë e vjedhura, thënë më shkoqur se nuk do ta fusin në burg…

Të gjithë e kanë kuptuar këto ditë po ashtu se Rama është në panik të madh dhe i çoroditur plotësisht përderisa është futur në konflikt të hapur, si asnjëherë tjetër më parë, me SHBA e BE… gjë që tregon jo vetëm se ai e ka kuptuar se do të humbasë, por edhe se nuk ka asnjë mundësi për t’iu shmangur ndëshkimit, prandaj po bën lloj-lloj pazaresh në kurriz të socialistëve, mjafton që të sigurojë jetën e tretë pas mbarimit të këtij mandati…

Madje për të qenë më të saktë, të gjithë mbështetësit e tij, kur para disa kohësh mësuan se Ramën po e etiketonin edhe “tradhtar” sepse kishte qenë i implikuar në ndarjen e Kosovës me Thaçin e Vuçiç, duke i vënë zjarrin edhe të gjithë rajonit e duke i ngulur thikën pas shpine BE e Gjermanisë, u tronditën shumë, por përsëri kishin një shpresë të vogël se SHBA do të vazhdonte të mbështeste Ramën meqë ata ishin siguruar prej tij se kishte mbështetjen e përtej oqeanit për një mandat të tretë…

Tronditja e tyre ishte e madhe kur mësuan nga John Bolton se mashtrimet për mbështetje nga SHBA ishin gënjeshtra me bisht dhe për më tepër kur dëgjuan me veshët e tyre deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim që i kërkon Ramës jo vetëm të miratojë pa asnjë ndryshim “marrëveshjen e 5 qershorit”, por edhe të përgatitet për “rotacion” se është po aq i rëndësishëm dhe jetik sa qarkullimi i gjakut…

Të gjithë këta individë tani e kanë të qartë plotësisht se Rama është e shkuara e hidhur dhe s’ka asnjë shans për të fituar në zgjedhjet e ardhshme, pra një mandat të tretë. Madje duke mos qenë aspak naivë ata kanë kuptuar sesa më shumë Rama me një grusht sharlatanësh të paguar prej tij grumbullohen në “strofkën antiamerikane e antieuropiane” duke futur kështu partinë e tyre në konflikt me SHBA e BE, aq më shumë ata binden se ka ardhur koha për t’i dhënë shkelmin e fundit duke u përgatitur njëkohësisht për t’i hedhur një dorë baltë kësaj “kufome politike”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here