Studimi: 90 % e pacientëve kanë simptoma edhe 2 muaj pas shërimit nga COVID-19

0
147

Sipas një studimi  italian, pjesa më e madhe e pacientëve të prekur me koronavirus kanë vazhduar të shfaqin simptoma edhe dy muaj pasi kishin rezultuar negativë nga Covid-19, shkruan Daily Mail.

Si pjesë e këtij studimi janë vëzhguar 143 persona të prekur me Covid-19 që ishin shtruar në spital, nga të cilët 87% raportuan të paktën një simptomë të sëmundjes 60 ditë pas testit negativ.

Simptoma më e zakonshme ishte lodhja,  te 53% e personave, ndërsa 43% e tyre kishin vështirësi në frymëmarrje dhe më shumë se 20% përjetonin ende dhimbje në  kyçe ose në gjoks.

Megjithëse studimi, i botuar në gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, nuk është i zgjeruar, ka deklaruar se një pjesë e madhe e të infektuarve me Covid-19 kanë probleme shëndetësore të vazhdueshme pas koronavirusit.

“Kjo është me të vërtetë shqetësuese, por plotësisht në përputhje me atë që unë jam duke vëzhguar nga pacientët që kanë kaluar koronavirusin”, shprehet Dr. Christian Ramers, një ekspert i sëmundjes infektive në San Diego.

Ky studim vjen pasi Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjes infektive në SHBA, tha në një konferencë të enjten se shumë pacientë mund të shfaqin simptoma post-virale për një kohë të gjatë pas shërimit.

Mjekë të ndryshëm kanë bërë thirrje për vëzhgimin e të mbijetuarve nga Covid-19 për të zbuluar se si ndikon koronavirusi në organizmin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here