Raportet e Venecias, autopsia e narkodiktaturës…Shqipëria, vendi pa kushtetutshmëri dhe shtet ligjor!

0
89
Nga Sali Berisha 

Për Shqipërinë, por edhe vet Komisionin e Venecias, raportet e fundit të këtij Komisioni për krizën kushtetuese dhe ligjin e mediave janë historike. Ato, për çdo njeri që i lexon me paanësi, janë autopsia e narkodiktaturës apo narkoshtetit të parë e të vetëm në Europë, që ka asgjesuar Kushtetutën dhe ka zëvendësuar këto gjashtë vitet e fundit, shtetin ligjor në Shqipëri.

Këto raporte nuk merren me lumenjtë e drogës, që vërshojnë nga Shqipëria drejt Europës dhe botës, as me Shqipërinë – qendër operacionale e organizatave kriminale ndërkombëtare, siç e vlerësojnë vendin, raportet e Departamentit të Shtetit.

Venecia shqyrton krizën e thellë kushtetuese, që ka pllakosur vendin nga uzurpimi i pushteteve nëpërmjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga narkomazhoranca aktuale.

Në shqyrtimin e krizës kushtetuese, Komisioni nuk ka patur mandat për analizën e dvoran-reformës së drejtësisë.

Me gjithë këtë, për shkak të përdorimit nga narkomazhoranca, të pseudo institucioneve të dvoran-reformës, si leva partie për uzurpimin e pushtetit të Presidentit, Komisioni denoncon si standartet e dyfishta të Vetingut, ashtu dhe pasojat dramatike të Vetingut nga lart – poshtë, si asgjesimin e shtetit ligjor me dekapitimin e sistemit gjyqësor, pra Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, ashtu dhe në institucionet -monstër të llojit të Dvoran KED, që u krijuan nga kjo pseudoreformë, të cilat nuk njohin Kushtetutë, as dhe ligj, por funksionojnë si degë ekzekutivi të narkoshtetit të Edvin Drogës.

Përveç këtyre, Komisioni i Venecias, në një raport të veçantë ka analizuar vullnetin malinj të narkomazhorancës për të shndërruar në ligj dictatorial, shtypjen me dorë të hekurt të të drejtave njerëzore më elementare të shqiptarëve, fjalën e lirë dhe lirinë e shtypit.

Kështu, sipas këtyre raporteve, Shqipëria sot është vendi i vetëm në Europë dhe ndër më të paktit në botë në të cilin:

1 – Kushtetutshmëria nuk ekziston

2 – Drejtësia e dvoran-reformës është thjesht një degë ekzekutivi apo levë e partisë shtet për vendosjen e narkodiktaturës!

3 – Fjala e lirë dhe liria e mediave shtypen me dorë të hekurt, ligj diktatorial. Le t’i analizojmë me radhë.

Asgjesimi i kushtetutshmërisë!

“Një shoqëri ku nuk sigurohen të drejtat e njeriut dhe ndarja e pushteteve nuk ka kushtetutë” sanksionohej në nenin 16 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1789.
Natyrisht këtu fjala është në mënyrë figurative dhe kjo do të thotë se mund të kesh Kushtetutë por, në mungesë të atyre dy kushteve siç është rasti i Shqipërisë, ajo është thjesht një letër pa vlerë, sepse nuk ke kushtetutshmëri.

Cilido që lexon raportet e fundit të Komisionit të Venecias, konstaton se sot, pas 231 vitesh nga ditëlindja e Deklaratës, Shqipëria është vendi që ka Kushtetutë në letër, por nuk ka kushtetutshmëri.

Komisioni i Venecias u thirr të shqyrtojë dhe të japë opinionin e tij rreth krizës së thellë kushtetuese në të cilën e zhyti Shqipërinë narkomazhoranca për shkak të një përpjekjeje të strukturuar të hapur të saj me ngritjen e komisionit parlamentar “Ad Hoc” për të shkarkuar Presidentin e Republikës me akuzën për “shkelje të rëndë të Kushtetutës” por me qëllimin e qartë për të uzurpuar kështu me një grusht shteti brenda shtetit, edhe institucionin e presidencës, pasi ka pushtuar të gjitha pushtetet e tjera.

Si pretekst fillestar për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit dmth grushtit te shtetit brenda shtetit, narkomazhoranca perdori dekretin e presidentit per te shtyre daten e zgjedhjeve vendore me qellimin madhor te parandalonte vendosjen e plote te monizmit ne vend pas 28 vitesh pluralizem. Dekreti per shtytjen e zgjedhjeve vendore u firmos duke respektuar plotesisht:

a-Kushtetuten e vendit, nenin 1, piken 3 te saj qe shpall se: ”Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta” dhe ne nenin 3 te saj qe vendos pluralizmin se bashku me pavarsine, sovranitetin ne themel te rendit kushtetues.

b- Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut te firmosur nga Shqiperia 25 vjet me pare, e cila ne nenin 3 te protokollit 1 detyron shtetet anetare te organizojne zgjedhje demokratike.

c – Vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike te cilat sanksionojne se: ”E drejta per te zgjedhur alternativë eshte ajo qe ben nje demokraci politike efektive” ( vendimi nr.9267/te dhetorit 81) dhe se “E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale” dhe se “Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoje ne menyre thelbesore zgjedhjet.” (Vendimi nr 10547 te dhjetorit 2007) dhe se “Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes” (vendimi nr 48555/10-te dhjetorit 2015 ).

Pasi shqyrtoi kushtetutshmerine e dekretit te presidentit per shtyrjen e dates se zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias shpalli se Presidenti, me dekretin e ç’dekretimit te dates se zgjedhjeve nuk kishte shkelur kushtetuten.

Per rrjedhoje, perpjekja per te shkarkuar Presidentin per nje krim te rende kushtetues qe ai nuk kishte kryer, eshte akt flagrant i nje grusht shteti brenda shtetit ne tentative nga narkomazhoranca dhe nje shkelje e rende e kushtetutes dhe kushtetutshmerise nga ana e saj.

Pas konkluzioneve te Komisionit te Venecias, e pandalshme ne vullnetin e saj monist narkomazhoranca jo vetem qe nuk shkriu komisionin ad hoc narkoparlamentar te shkarkimit te Presidentit, por vazhdoi ne menyre te pandalshme me perpjekje te tjera puçiste per uzurpimin e postit te Presidentit si me proceduren e shkarkimit te tij ashtu dhe me marrjen kompetencave te tij kushtetuese.

Ajo, duke u sherbyer me nje bandit te vertet si Dvorani i KED, donte t’i rrembente me çdo kusht Presidentit te drejten dhe detyrimin kushtetues te emerimit te tre gjykatesve ne Gjykaten Kushtetuese.

Per kete qellim Dvorani, ne shkelje flagrante te kushtetutes krijoi skandalin apo siç e quan Komisioni, incidentin me listat e kandidateve per gjykates kushtetues dhe manipuloi me rradhen e emerimit te tyre nga presidenti dhe narkomazhoranca duke besuar se me keto kurthe antikushtetuese do t’i rrembenin Presidentit, te drejten e emerimit te kandidatit dhe ta detyronin ate te emeronte personin qe ata kerkonin.

Ne procesin e grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kapjes totale te drejtesise, pasi presidenti refuzoi kandidaturen e tyre per anetar te Gjykates Kushtetuese dhe nuk e pranoi qe ajo te bej betimin para tij, narkomazhoranca ne shkelje flagrante te kushtetutes urdheroi kandidaten kallp te betohej ne kundershtim flagrant te kushtetutes para noterit dhe ne kundershtim me ligjin publikou emrin e saj si gjykatese kushtetuese ne Fletoren Zyrtare.

Perveç kesaj, ne vazhdim te grushtit te shtetit brenda shtetit narkomazhoranca mori nismen antikushtetuese te ndryshimit te kushtetutes me ligje organike dhe votoi nje amandament ne ligjin e Gjykates Kushtetuese, sipas te cilit gjykatesi kushtetues pas emerimit te tij mund te dorezoje me shkrim betimin e tij ne presidence nderkohe qe kushtetuta ne menyre taksative sanksionon se gjykatesi kushtetues merr detyren pasi ben betimin para presidentit te republikes.

Raporti i Venecias konkludon se Presidenti ka vepruar ne perputhje me ligjet dhe kushtetuten ne praktiken qe ka ndjekur per emerimin e gjykateseve te Gjykates Kushtetuese dhe konfirmon keshtu ipso facto perpjekjet puciste te kryekreut te narkoshtetit per te rrembyer me praktika antikushtetuese mafioze kompetencen e presidentit per emerimin e gjykatesve kushtetues nga mazhoranca dhe per rrjedhoje kapjen e plote te Gjykates Kushtetuese.

Si perfundim, mund te thuhet se analiza dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias deshmojne se Edvin Kristaq Droga me narkomazhorancen e tij ka asgjesuar ne Shqiperi kushtetutshmerine dhe shnderruar Kushtetuten e vendit, ne nje leter pa vlere. Ai i ka zevendesuar ato me rregullat dhe ligjet e narkoshtetit te tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here