Ishte kapur me drogë, shqiptari arratiset 6 herë brenda 1 muaji

0
127

Kishte përfunduar në pranga pasi ishte kapur me drogë. Por gjykata e Venecias, kishte vendosur që shqiptari me inicialet K. B., të mos qëndronte në qeli për 40 gramët e drogës, por të qëndronte mbyllur në shtëpi. Por as ky vendim i gjykatës se ka kënaqur shqiptarin.

Arrestimi i tij ishte bërë në fund të majit dhe në momentin e ndalimit, ai kishte tentuar t’u ikte policëve.

Por në 40 ditë, shqiptari ishte arratisur nga shtëpia e tij të paktën 6 herë.

Edhe policisë i kishte ardhur në majë të hundës nga veprimet e shqiptarit dhe kishte kërkuar nga gjykata një masë sigurie tjetër.

Tani ai do të qëndrojë në burg deri sa të dalë para gjykatës për masën e dënimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here