Histori/ Shkolla e Oroshit në Mirditë e vitit 1889

0
157

Nga Gjergj Marku

 

Ne vjeshtën e vitit 1889, ne nji ndertes te thjesht pran Abacis Oroshit hap deren e saj e para shkoll laike e Mirdites.
Ne vjetin e pare shkollen e frekuentuen 14 djem te Oroshit te cilet u mesuen prej dom Zef Marashit. Nji vit ma vone ne kete shkolle vazhdonin msim 30 nxanes. Ne dhjetvjetshin e fundit te shekullit XIX n’Mirdite u hapen edhe disa shkolla te tjera si ne Rreshen ne vitin 1900, ne Kashnjet ne vitin 1901, ne Spac ne vitin 1902, e Rrubikut ne vitin 1903, e Gomsiqes ne vitin 1907.
Hapja e ketyne shkollave ashte e lidhun drejtepersdrejti me orjentimin dhe punen kambngulse te Abat Prend Docit si dhe financimit te qeverise Austro Hungareze. Cila Krahin e maleve apo cilado tjetër pat nji hapje shkollash shqipe të tillë n’kohën e pushtimit turk? Per te lehtesue marvajtjen e msimit Abati pati hartue edhe nji abetare, nji gramatikë dhe nji tekst gjeografije. I pari msues laik qi jep msim ne shkollat e Mirdites ashte msuesi Cin Gurakuqi, i cili dha msim n’Orosh ne vitin 1902-1906. Ai sherbeu edhe si farmacist, masi Abat Prend Doci kishte sjelle edhe disa ilace per banoret e ketyne fshatrave.
Shkollat e hapuna ne Mirdite ne fund te shekullit te XIX te dhe fillim te shekullit te XX i dhane nji shtytje te fuqishme levizjes kulturore e arsimore ne kete treve. Ne keto shkolla sherbyen si msues kleriket e nderuem Dom Ndre Simoni, Dom Zef Gjinali, Zef Ndreca e plot klerike te tjere.
Ne vitet 1910 –1911 Mirdita ishte kthye ne kyefjale e kryengritjeve per liri e pavaresi komtare. Kisha katolike e Mirdites ne periudhen pas rimekambjes se Abacise se Oroshit ishte kthye ne udheheqse shpirtnore per atdhetari dhe shqiptarizem.
Kjo gje duket edhe nga qendrimi teper i ashper i kishes Ortodokse Serbe, e cila ne vitin 1912-1913 e shpall kishen katolike shqiptare armiken me te medhe te popullit serb, biles me te madhe se Turqia.
“Ne katolicizmin deri me tani kemi patur armikun me te zemeruar dhe me tinzak…Edhe ne luftrat e kaluara rezistencen me te madhe neper Arberi e kane bere arnautet katolik”.
“…freterit katolik dhe Kisha katolike disponojne fuqi te madhe mendore dhe materiale. Prifterinjte katolike me gadishmerine dhe sakrificen qendrojne lart mbi ne…

(huajtur nga profili i Ben Oroshit)

Fotografia e Gjergj Marku
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here