“Doktor kjo është gënjeshtër”/ Mjeku i njohur kardiolog flet për rastet me Covid-19: Nevojitet ndërgjegjësim i popullatës

0
80

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, foli mbi situatën e epidemisë nga koronavirusi në vend, si edhe shifrat në rritje të të prekurve. Prifti tha se vendi është larg modelit italian të epidemisë, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, për të cilën u shpreh se është shumë i nevojshëm në këtë betejë.

“Janë shifra më të larta se gjatë karantinës. Por ky ishte edhe qëllimi real i karantinës, pra karantina nuk ishte për të izoluar virusin. Ajo shërbente për të ngadalësuar kontaminimin e popullatës në mënyrë që ti jepte mundësi strukturave shëndetësore që të ngrinin kapacitetet e tyre në mënyrë që lufta ndja kësaj pandemie të bëhej me armët e duhura. Duke patur parasysh infrastrukturën, dijet, njerëzi e duhur, profesionistët. I përket një absurditeti shkencor për ata që e kanë menduar që pas karantinës ne nuk do kishim raste.” -u shpreh Prifti, ndërsa sa i takon shifrave të deritanishme, ai tha se Shqipëria është shumë larg modelit Italian.

“Jemi shumë larg modelit italian. Nëse do përkthehej modeli Italian për numër popullate në vendin tonë ne duhet të kishim 40-45 humbje jete në ditë gjë që nuk ndodh dhe me qindra të infektuar cdo ditë, por kjo nuk do të thotë që të mos na shfaqet një model i tillë pas një muaji apo pas dy muajsh. Duhet të jemi shumë korrekt në këtë gjë. Shifrat janë të tilla që janë për t’u shqetësuar që edhe lufta të bëhet më adeguate por kjo luftë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi ndërgjegjësimin e popullatës. Nëse ajo periudhë e karantinës duhet të shërbente për ndërgjegjësimin e popullatës dhe reale ishte që duke parë seç ndodhte në Itali e vende të tjera, u frikësua në kuptimin e mirë dhe I qëndronte rregullave, tani shikojmë një situatë komplet të kundërt me këtë. Shikon njerëzit pa asnjë lloj mbrojtje, nëpër restorante e bare, Arrijmë në absurditete sa komshi të mi më thonë ‘ doktor kjo është një gënjeshtër, pra njerëzit kanë arritur tani ta perceptojnë sikur kjo sëmundje është një trillim, gjë që nuk është absolutisht vërtetë. Virusi modifikohet nga njeriu, kjo është një rutinë klinike që ndodh në të gjitha specialitetet. Viruset janë një Komponent mes asgjësë dhe të gjallës. Pra, aty ku fillon qeliza, aty ka mbaruar jetën e vet virusi.”- vijoi më tej Prifti.

“Sot për sot shkencat mjekësore të vetmen mënyrë që kanë për të bërë terapinë gjenetike tek njeriu i rritur, është përmes viruseve dhe viruset janë ato të cilët introduktojnë duke introduktuar materialin e tyre gjenetik brenda qelizës njerëzore, introduktojnë edhe një material tjetër gjenetik që mjekësia ia atashon për të kuruar një sëmundje. Ky është edhe koncepti që viruset janë plotësisht të modifikueshme nga shkenca nga pikëpamja teknike dhe teknologjike” -u shpreh Prifti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here