Vasili: Koha e lojrave anti-popull dhe anti-atdhe të Edi Ramës, ka mbaruar!

0
126

Nen kryetari i LSI Petrit Vasili ka publikur ne Facebook thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim sa i perket mbylljes se marreveshjes se 5 qershorit per Reformen Zgjedhore, dhe ndalimin e tentativave per te rihapur diskutimet rreth saj.

Vasili thekson se Koha e lojrave anti-popull dhe anti-atdhe te Edi Rames ka mbaruar.

Postimi i plote:

Ambasadorja e SHBA Juri Kim shume e qarte, parimore dhe e drejteperdrejte lidhur me reformen zgjedhore.

Koha e lojrave anti-popull dhe anti-atdhe te Edi Rames ka mbaruar.

Shqiperia e para!

Lexoni raportimi e Zerit te Amerikes sot.

VOA Raporton:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin News24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.

 

VOA: Sipas Yuri Kim, marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të hapet përsëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here