Skandali me kopshtin në Tiranë/ Zhupa: Papërgjegjshmëri e Veliajt, të bashkëpunojë me ISHP dhe të marr masa…

0
92

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas skandalit të publikuar nga një emision televiziv, ku tregohej se në një kopsht në kryeqytet, edhe pse një punonjëse rezultoi me COVID-19, fëmijët vijonin ta frekuentonin dhe prindërit nuk ishin në dijeni të situatës.

Sipas Zhupës kjo tregon edhe një herë papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe kryebashkiakut Erion Veliajt si institucioni nën varësi të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në kryeqytet.

Zëdhënësja e PD-së deklaron se çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e njerëzve, por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive.

Zhupa i bën thirrje Veliajt të bashkëpunoj me ISHP-në dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen

Postimi i plotë: 

Skandali i investiguar nga emisioni “ Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nën varësi të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë.

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.
Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prindërit nuk janë në dijeni të situatës.

Që nga 1 qershori që janë hapur çerdhet edhe kopshtet, janë të shumta rastet në Tiranë të punonjësve me Covid 19. Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejoj punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar. Çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e fëmijëve, familjeve të tyre dhe punonjësve të tjerë por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive.

I bëj thirrje Veliajt të bashkëpunoj me ISHP dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here