Standard.al

Shkatërrohet organizata e drejtuar nga shqiptarët në Spanjë/ Kapen 150 mijë euro dhe sasi e madhe droge

0

Një organizatë kriminale e përkushtuar ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në Valencia është çmontuar nga Garda Civile spanjolle.

Operacioni i koduar “ILIRICO-VILLAJUANA” ka çuar në pranga 22 persona, midis moshave 34 dhe 55 vjeç me kombësi shqiptare, rumune dhe spanjolle.

Policia ka zbuluar 6 plantacione me kanabis me rreth 2.600 bimë marihuanë, 150,000 euro para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë 30,000 euro.

Pas hetimeve të para të disa personave në Valencia, u zbulua se ata ishin të lidhur trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë mënyrë policia ra në gjurmën e një organizate kriminale, e cila drejtohej nga shqiptarë.

Në operacion u përfshi edhe DEA amerikane si dhe Drejtoria Qendrore e Antidrogës së Italisë, pasi disa prej të arrestuarve kishin jetuar në këto vende. Si rezultat i hetimeve, u zbulua se grupi kriminal kishte një organizim të përkyer dhe hierarkik, ku anëtarët kishin misione të qarta.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.