Publikohen fotot e Anisa Josifit në shtratin e vdekjes. Çfarë konstatuan ekspertët kur hynë brenda shtëpisë…

0
81

Janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Këto pamje të cilat publikohen për herë të parë, tregojnë dhomën ku prej 15 muajsh, 30-vjeçarja Anisa Josifi qëndronte e vdekur në shtrat. Për trupin e saj kujdeseshin nëna e saj Zhaneta 56-vjeçe dhe motra Blerta, 34-vjeçe.

Siç mund të dallohet nga pamjet, Anisa shihet në shtratin e vdekjes e mbuluar me jorgan. Pranë saj ndodhet një ventilator, të cilin nënë e bijë e përdornin për të larguar erën, ndërsa një karrige qëndron pranë trupit të saj, aty ku Zhaneta dhe Blerta, me gjasë uleshin e kryenin lutjet që 30-vjeçarja të ringjallej.

Gjithçka tjetër në dhomë duket më se normale. Sendet qëndrojnë aty ku me gjasë Anisa i mbante edhe kur ishte gjallë dhe e gjithë dhoma duket e rregullt, si për të na treguar se Zhaneta dhe Blerta besonin vërtetë se 30-vjeçarja do të rikthehej në jetë.

Ndërkohë në studion e “Opinion”, Gazetari Spartak Koka tregoi së çfarë gjetën autoritetet kur u futën në shtëpinë e grave Josifi dhe fjalët e para të Blertës, e cila arriti të mbijetonte.


“Ky është një nga ambientet e dhomës së gjumit ku është gjetur kufoma e Anisa Josifit. Siç e shihni, në krahun e djathtë është një kompjuter, është karrigia me një jastëk të mbështetur, është ventilatori e cila herë pas herë në të dhënat e grupit hetimor, lihej ndezur në drejtim të kufomës dhe është edhe një leckë poshtë ku mbaheshin këmbët dhe në këtë karrige dyshohet se kryheshin ritualet e lutjes dhe të trajtimit të kufomës nga ana e nënës Zhanetës dhe motrës, Blertës, për kufomën e Anisa Josifit.

Ndërkohë keni dhe foton tjetër ku është gjetur kufoma e Anisa Josifit në krevatin dopio të dhomës së gjumit, e mbuluar tërësisht me jorganin e rregulluar dhe me një napë të vendosur tek pjesa e kokës siç e shihni dhe një jastëk të vendosur në pjesën e kokës, dhe 3 të tjerë të vendosur në pjesën e majtë që nuk kanë lidhje me kufomën.

Ajo që ekspertët kanë vërejtur është që në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, ishte e tharë, për shkak ndoshta edhe të anoreksisë dhe mungesës së ushqyerjes gjatë ditëve për të cilat pretendon dhe motra e mbijetuar dhe është gjetur një pjatë e vogël ku është gjetur një leckë me uthull dhe me vaj ulliri, por solucione të tjera dyshohet të ketë patur në këtë pjatë, që është ende e papërcaktuar.

Këto janë të paktën fotot të cilat ne së bashku zgjodhëm të publikojmë. Pamjet e tjera janë të rënda dhe për arsye shumë etike, profesionale nuk do t’i publikojmë. Por po ju përshkruaj që në pjesën e dhomës së ndenjes është gjetur pa shenja jete e palosur në divan, gjysmë trupi, Zhaneta Josifi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se nëna e vajzave kishte ndërruar jetë 4 apo 5 ditë para se të konstatohej nga policia. Në krahun e djathtë, te një divan i hapur dysh është gjetur me shenja jete, me duar në pjesën e fytyrës që lëvizte këmbët në mënyrë graduale shumë të avashtë, Blerta Josifi dhe në momentin e parë. Kur është pyetur çfarë ka ndodhur, ajo ka thënë ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne. Ka qenë e pamundur në momentet e para për tu ngritur nga divani. Ushqime nuk janë gjetur, vetëm pak ujë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here