Zgjedhjet në Universitete/ Artan Fuga: Ish-KIZ i paligjshëm dhe gënjeshtar, Gjykata nuk rrëzoi studentët

0
107

Akademiku Artan Fuga ka reaguar nepermjet nje psotimi ne Facebook rreth vendimit qe u mor sot nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë per procesin zgjedhor ne UT.

Fuga pergenjeshtron deklaraten e ish -KIZ duke theksuar gjithashtu se ky organ eshte i pavlefshem dhe i paligjshem.

Postimi i plote:

PËRGENJËSHTRIM

Ish-Komisioni Institucional i Zgjedhjeve:
– i pavlefshëm, sepse i ka përfunduar mandati;
– i paligjshëm, sepse ka uzurpuar kompetencat e Rektorit;
– i përbërë nga ish-pedagogë të shkarkuar,
ka reaguar sot duke “përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë.”

Përveçse në paligjshmëri të plotë, ish-KIZ në Universitetin e Tiranës kërkon të manipulojë studentët dhe pedagogët e UT-së me një të pavërtetë të madhe, pasi sot Gjykata vendosi të mos marrë vendim lidhur me kërkesën për pezullimin e proçesit zgjedhor në UT. Por, ish-KIZ nuk ka sesi ta dijë këtë pasi nuk ishte prezent në seancën e sotme dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, të ekzaltuar nga një vendim/mosvendim absurd, jua kanë dhënë informacionin gabim.

Të hënën do t’i kërkojmë gjykatës proçesverbalin e seancës dhe kushdo, studentë, pedagogë do të marrin vesh si qëndron e vërteta për turpin e ish-KIZ të paligjshëm dhe gënjeshtar. Ndërkohë, që kërkesa për pezullimin e zgjedhjeve do të paraqitet sërish derisa të marrë një vendim drejtësie. As KIZ-i i paligjshëm dhe as kush fshihet pas tij nuk na tremb e as nuk bën tërhiqemi në të drejtën tonë për zgjedhje të lira dhe të rregullta në Universitetin e Tiranës. Beteja vazhdon!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here