“Oktapodi” i Rilindjes donte zgjedhje me kodet “184” dhe “339”, SHBA dhe Gjermania e ndalojnë!

0
150

EDITORIAL/ STANDARD.AL

Shkruan: Gëzim SALIU

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjithë këto ditë se nuk ka numrin e nevojshën të votave për të kaluar i vetëm marrëveshjen e 5 Qershorit, por deklarimi i 3 deputetëve të opozitës parlamentare ka ndryshuar të gjithë situatën. Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votuan pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE. Kjo çon në 85 numrin e deputetëve, që Rama ka deklaruar se nuk i ka. Pak ditë parë, 3 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suzana Topi deklaruan votën Pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Këta deputetë me zotimin e tyre kanë treguar integritet, duke mos u bërë pjesë e lojës strategjitke të kryeministrit i cili duke përdorur opozitën parlamentare tentoi të sabotonte me çdo kusht marrëveshjen për reformën zgjedhore të arritur në Këshillin Politik.

Dihet se Rama nuk e donte atë marrëveshje që nga nisja e saj. Ishte presioni i fortë i SHBA dhe BE që bëri që PS të pranonte me pahir konsensusin, duke i vënë fre njëkohësisht tentativave të Rilindjes për vjedhjen e votës me skemën e njohur tashmë të përdorur edhe në zgjehdjet e Dibrës dhe Shijakut ( kujto dosjet “184” dhe “339”).

Deri në fund, kryeministri u mundua ta prishë marrëveshjen, duke future në lojë opozitën parlamentare, e cila sic dihet i bindet Rilindjes për të gjitha urdhrat që jep. Rama madje sipas deputetit Maliqi i kishte ofruar një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare mundësinë për të qenë sërish në Parlament pas zgjedhjeve, vetëm e vetëm që të sabotonin marrëveshjen për reformën zgjedhore. Në fillim Rilindja tentoi vetë të përvetësonte zgjedhoren me kërkesën për gjoja depolitizimin e komisioneve zgjedhore, duke vënë aty pjesëtarë të administratës e cila ëhstë kryekëput militante. Pais dëhsoti në këtë pikë, ku as opozita e as ndëkrombëtarët nuk e mbështetën, Rilindja futi në lojë opozitën parlamentare, patericën e saj në Kuvend.

E nisi me kërkesat për ndryshimin e sistemit, ku u kërkuan me ngulm listat e hapura. Ndërsa kleçka qëndronte te një ndër kërkesat e opozitës parlamentare, e cila lidhje me ndalimin e koalicione parazgjedhore. Nisur nga fakti se nga të gjitha sondazhet, edhe ato që bën vetë, Rilindja del e humbur përballë opozitës së bashkuar, Rama mendoi të përdorë pretekstin e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi, duke kërkuar edhe ndalimin e kolicioneve parazgjedhore.

Padyshim ndërkombëtarët nuk “hanë bar”. Edhe ata kuptuan se kryeministri po mundohej qartazi të bllokonte konsensusin e arritur në 5 Qershor.  Deklaratat e tij se nuk mund të detyronte opoztën parlamentare të votonte këtë marrëveshje dhe se nuk kishte votat e duhura, nuk pinin ujë. Po dhjetëra ligje të qeverisë që favorizonin oligarkinë pose u votuan nga kjo opozitë parlamentare? Pse në të gjitha rastet që Rama i duhej vota e opozitës në Parlament, ligjet kalonin edhe me 120 vota?! Pakkush nuk e di që opozita parlamentare ëhstë thjesht një kukull në duart e kryeministrit, janë të paktë deputetët brenda saj që janë të pavarur dhe me të vërtetë mendojnë të kryejnë detyrën e tyre si opozitarë ndaj mazhorancës në pushtet.

Dhe presioni i fortë ndërkombëtar solli atë që ndodhi dje. Solli tërheqjen përfundimtare të Rilindjes nga skenari i sabotimit të reformës duke deklaruar se do ta votojë atë si edhe qëndrimin e tre deputetëve të tjerë të opozitës parlamentare që pohuan votën e tyre pro marrëveshjes.

Në fillim ishte SHBA, e cila ka qenë një ndër aktorët kryesorë të arritjes së marëveshjes. Vetë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo reagoi pas arritjes së konsensusit më 5 Qershor, duke kërkuar zbatimin e tij me votimin në Parlament. Ndërsa më pas pati një angazhim të fortë të ambasadores amerikane, ku mësohet se takimet e saj me pëqrfaq3ësuesit e PS-së kanë qenë këto ditë të shpeshta.

Ndërsa dje me sa duket, Yuri Kimi i ka dhënë mesazhin final PS-së në takimin që zhvilloi me kreun e grupit parlamenatar socialist Taulant Balla. Po ashtu Gjermania, e cila ishte autorja e kushteve të marsit për negociatat, foli dje përmes nënkryetarit të CDU-së Ëadephul, ku ky i fundit kërkoi prerazi  votimin pa vonesë të marrëveshjes së dakordësuar në 5  Qershor mes palëve.

Fill pas këtyre dy zhvillimeve të forta, ngjarjet ndryshuan si me magji. Nga mbledhja e grupit parlamenar socialist, Rama dhe të tijët bën të ditur se do i qëndronin marrëveshjes dhe se do ta votonin atë me çdo kusht në 23 korrik. “Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve.

Në datën 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të jetë shprehur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në mbledhjen me deputetët.

“Oktapodi” rilindas u mund që edhe këtë herë të ripërsëirtse skemat e vjedhjes dhe blerjes së votave sin ë vitete 2015 dhe 2017, por qartazi ndëkrombëtarët dhe vendosmëria e opozitës së bashkuar ja bënë të pamundur këtë synim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here