Nisma për ndalimin e koalicioneve, Paloka i nxjerr disa foto Ramës: Nuk ka më ‘vija të kuqe’ që ta ndalin popullin të marrë në dorë fatet e tij

0
89

Edi Rama deklaroi sot se mbështet nismën e Myslym Murrizit dhe disa deputetëve të tjerë, për hapjen e listave, por tha se me këtë nismë do të ndalojë dhe koalicionet parazgjedhore.

Kreu i opozitës dhe i PD-së, Lulzim Basha reagi ashper dhe deklaroi se Rama me këtë pohim ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me një postim në Facebook, ku përveç mesazhit i ka treguar edhe disa foto Edi Ramës.

‘Tani që Rama po kërkon të kalojë çdo kufij vetëm për të mbrojtur pasurinë dhe pushtetin e tij personal, nuk mund të ketë më ‘vija të kuqe’ që ta ndalin popullin të marrë në dorë fatet e tij…

Kjo është e qartë sot për këdo, shqiptarë apo ndërkombëtarë!’, shkruan Paloka që e shoqëron postimin me fotot e mëposhtme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here