Nën ankthin e një fundi që nuk rezervon vetëm humbjen e sigurt të pushtetit!

0
106

Nga: Gëzim SALIU

Edi Rama nuk po fshihet më! Sot kryeministri hoqi maskën që e mbante veshur prej më shumë se një muaji! Në vetë të parë, Rama doli para mediave dhe pohoi se PS do të mbështeste kërkesat e opozitës parlamentare, duke pranuar hapjen e listave. Madje pranoi publikisht se kjo ishte një strategji për fitoren e PS-së.

E në fakt, halli i kryeministrit nuk janë as listat e hapura e as kërkesat e opozitës parlamentare, e cila deri më tani shërbeu si fasada e Rilindjes për kërkesën kryesore të kësaj të fundit; heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Rama e di fare mirë se,  PD, LSI dhe aletatët e tjerë të koalicionit opozitar po të garojnë së bashku në zgjedhje, do të mundësojnë një rezultat katastrofik për Rilindjen!

Aq i madh është ankthi i kryeministrit, sa këtë herë theu publikisht edhe atë që kishte si armën më të fortë të tij në këto 7 vite, marëdhënien me ndërkombëtarët. Krejt ndryshe nga qëndrimi i SHBA-së, BE-së dhe posaçërisht i Gjermanisë, të cilët kanë kërkuar me ngulm votimin e Kodit të ri Zgjedhor sipas konsensusit të arritur më 5 Qershor në Këshillin Politik, kryeministri deklaroi sot se do mbështeste kërkesat e asaj që njihet si paterica e mazhorancës qeverisëse, opozita parlamentare.

Ndërkombëtarët tani po shohin qartë se çfarë fshihet pas bojës së pupurt të partisë në pushtet! Aty trazohen në një kusi të madhe, të gjithë të këqijat e këtij vendi; krimi, droga, korrupsioni, vjedhja e votës, kapja e institucioneve, kontrolli i drejtësisë, antishteti.

Për t’u kthyer te halli i kryeministrit! Rama është tërësisht i tmerruar nga rrotacioni politik, dhe kjo jo vetëm për arsyen e humbjes së pushtetit. Këtë ai e di që tani, ja thonë sondazhet që bën dëshpërimisht çdo javë me shpresën se po ndryshon diçka, por rezultati mbetet i njejtë; humbje e thellë përballë opozitës së bashkuar!

E megjithatë, përtej humbjes së pushtetit, kryeministri ankthin e tij e ka të lidhur me të ardhmen personale të tij dhe grupit me të cilin bashkëpunoi në këto 7 vite, ku produkti i vetëm i kësaj aleance të errët ishte antiligji! Me kërkesat e sotme, dukshëm kryeministri po kërkon të negociojë garancinë për veten dhe bashkëpunëtorët e tij, për të qenë i sigurt se e vetmja pasojë ndaj tij pas zgjedhjeve, do jetë humbja e karrigia së pushtetit dhe jo shoqërimi i rotacionit me hekrat e qelisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here