Ministria e Shëndetësisë: Maska, e detyrueshme në ambientet e mbyllura…

0
101

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rritje të personave të infektuar nga Covid 19. Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 90 raste të reja dhe 2 viktima.

Në njoftimin e saj Ministia e Shëndetësisë ka bërë me dije se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre në mosha të reja. Nisur nga këto kushte është kërkuar respektimi i rregullave të distancimit për të evituar përhapjen e virusit. Në njoftmin e saj, Ministria e Shëndetesisë ka njoftuar se mbajtja e maskës është detyrim.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit”, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here