‘Kryeqyteti i virusit’ po infekton gjithë vendin, shifrat e frikshme në rritje…

0
122

Kryeqyteti i vendit po shndërrohet me shpejtësi, në një vatër shpërthyese për infeksionin Covid-19. Është pikërisht kjo vatër që ka gati gjysmën e rasteve aktive dhe që në shumë raste bëhet shkas për përhapjen, edhe në rrethet e tjera të vendit. Kujtojmë se mjaft nga të infektuarit nëpër Shqipëri e kanë marrë virusin në kryeqytet gjatë shërbimeve në QSUT, apo nëpër institucione të tjera shtetërore.

Bëhet fjalë për 1318 personave aktive të infektuar me Covid-19 në gjithë territorin e vendit, nga të cilë 529 raste janë në Tiranë. Këto shifra i njoftoi sot Ministria e Shëndetësise, duke konfirmuar shndërrimin e kryeqytetit  në krye-vatër të koronavirusit në vend.

Pas Tiranës vjen Shkodra, Kruja dhe Durrësi, ndërkohë që virusi ka marrë zgjerim të papritur edhe në rreth të tjera.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. ‘Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve’.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here