Greqi/ Aeroporti përfshihet nga flakët, evakuohet me urgjencë azili i pleqve dhe jetimorja

0
119

Një zjarr i madh ka shpërthyer në periferi të Aeroportit të Athinës, në qytetin Vari.
Mediat greke raportojnë se zjarri ka shpërthyer fillimisht në disa barishte dhe shkurre por ëhstë ndihmuar nga era dhe ka përfshirë një kodër pranë qytetit. Ekipet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë evakuuar një azil ku ndodheshin 120 të moshuar dhe një shtëpi ku qëndronin fëmijët jetimë.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë hedhja e një cigare të ndezur anës rrugës. Kryetari i Voula-Vari-Vouliagmeni, Grigoris Konstantelos, i ka thënë Protothemës se zjarri rrezikon zonën e banuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here