Gjykata administrative Tiranë vendosi “Të mos vendosë për zgjedhjet e 30 korrikut në UT”

0
143

 


Megjithëse, vendimi për të mos vendosur mbi kërkesën për pezullim është një rast i padëgjuar më parë në historinë e jurisprudencës shqiptare, studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT. Prandaj, jo vetëm do ta vazhdojnë procesin gjyqësor dhe do t’i shkojnë deri në fund, por duke filluar nga java tjetër do të depozitojnë një kërkesë të re për pezullimin e zgjedhjeve në UT. Nëse edhe për këtë kërkesë, gjykata do të vendosë të mos vendosë, atëherë ne do t’i drejtohemi shkallëve më të larta të gjyqësorit për vendimmarrje, por edhe organeve kompetente për të marrë masa ndaj gjyqtares që prodhon vendime absurde dhe të paligjshme.

Betejën ndaj frikës, presioneve apo ndërhyrjeve të paligjshme, studentët e kanë fituar në Dhjetor 2018, dhe askush nuk mund t’i ndalë më për të drejtat e tyre. Aq më pak një sistem gjyqësor, apo një rreth i mbyllur drejtuesish të universiteteve, që po perëndon cdo ditë. Beteja për garantimin e standardeve, rritjen e përfaqësimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë vazhdon!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here