Deklarata e Varhelyi, Henze: Ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament, janë shkelje e Kushtetutës

0
85

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oveli Varhelyi i përgjigjet tentativës së mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për të devijuar nga marrëveshja politike e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Zyrtari i lartë i BE-së deklaron se është rëndësishme që reforma e rënë dakord në 5 qershor të miratohet nga Parlamenti në seancën e tij të radhës, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur një tjetër reagim i fortë, kësaj radhe nga Martin Henze, këshilltari pranë grupimit më të madh politik në Gjermani, CDU-së që drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel.

“Oliver, ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament përmes lojërave të tij politike në Shqipëri, së bashku me një opozitë të paligjshme, janë një shkelje e Kushtetutës dhe gjithashtu shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri”, shprehet këshilltari gjerman, Martin Henze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here