‘Ta gëzosh pensionin 13 mijë lekësh o Tirkë’

0
119

Gazetari Ilir Jano nepermjet nje shkrimi në rrjetet sociale për pensionin e aktorit të njohur Sotiraq Bratko, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje ‘harresën’ që institucionet tona kanë për artistët.

Jano ndër të tjera, shkruan se përpos kontributit të një jetë si artist në kinematografi edhe në skenën e teatrove shqiptare e veçmas në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, pensioni i mundësuar nga qeveria jonë është 131 mijë lekë të vjetra.

Postimi i plotë i Ilir Janos:

‘Ta gëzosh pensionin 13.100 lekë Sotiraq Bratko! ‘Na mbive në sy o Tirkë… Në mbive në sy Sotiraq Bratko…, hapim televizorin dhe në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë ti, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë ti.

I nderuar dhe respektuar, gjithmonë ti. I vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po ti… dhe sot që ke marrë statusin e ‘pensionistit’ përsëri mbetesh ti, me sytë e qeshur dhe buzën në gaz, i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lekë. I buzëqeshur, ndonëse ‘të mëdhenjtë’ lart i kanë kursyer titujt për ty, i buzëqeshur, ndonëse ‘i braktisur’ nga ata që aq shumë të afrojnë kur iu  duhesh… I buzëqeshur miku im, sepse ti je ai që rrallëkush bëhet. Je ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh…Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!!!’- ka shkruar gazetari,  Ilir Jano përmes një postimi në rrjete sociale.

‘Ta gëzosh pensionin 13 mijë lekësh o Tirkë’

Image

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here