Standard.al

“Ringjallja vjen me Krishtin, jo me vetëvrasje”/ ‘Frikësohet’ Fevziu: Larg qoftë s’e çoj nëpër mend…

0

Pastori Fitor Muça i ftuar në studion e “Opinion”, ka shpjeguar termin e ringjalljes sipas riteve fetare.

Pastori tha se ringjallja do të bëhet e mundur me kthimin e Jezu Krishtit dhe se ajo ekziston vërtet por jo në këtë mënyrë.

Teksa po tregonte se ringjallja ekziston por kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të vetëflijohen, përdori termin ‘ti’, gjë që e trembi Fevziun.

Pjesë nga Intervista

Pastori Fitor Muça: Duket sikur nuk ekziston ringjallja. Do të ishte fatkeqësi që t’i flisnim shoqërisë dhe t’u thonim që nuk ekziston ringjallja. Sepse besimtarët mblidhen dhe festojnë ringjalljen e Krishtit.

Blendi Fevziu: Po është rit fetar, jo se njerëzit besojnë vërtetë që ringjallet Krishti çdo vit….

Pastori Fitor Muça: Kjo është e drejta e çdo njeriu ta besojë. Të gjithë besojnë në ringjallje. Madje ne themi se nëse nuk ekziston ringjallja, e kotë është besimi ynë. Por kjo nuk do të thotë të vdesësh ti, ta çosh vetë…

Blendi Fevziu: Larg qoftë…nuk e çoj nëpër mend.

Pastori Fitor Muça: Më fal, nuk e përdora në termin ti…por në përgjithësi. Personi që dëshiron të bëjë një akt të tillë vetëflijimi duke besuar se do të ringjallet…

Blendi Fevziu: Po nëse beson tek ringjallja, pse të mos e mendojë këtë?

Pastori Fitor Muça: Ja t’jua shpjegoj. Vetëflijimi, vetëvrāsja është e ndaluar. Njeriut i ndalohet që t’i marrë jetën dikujt, qoftë edhe vetes.

Blendi Fevziu: Ok në këtë rast vajza vrau veten. Por nëse një njeriu i ndalon zemra dhe e mbajnë në shtëpi, a ringjallet?

Pastori Fitor Muça: Jo

Blendi Fevziu: Po si pra?

Pastori Fitor Muça: Sepse nuk mund të besosh që vdiqe sot dhe do ngjallesh për dy tre ditë…

Blendi Fevziu: Por për një vit?

Pastori Fitor Muça: As për 100 vjet. Ringjallja vjen me rikthimin e Jezu Krishtit.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.