Opozita parlamentare braktis Kuvendin: Harrojini 84 vota për të mbajtur këtë kod zgjedhor

0
88

Deputeti Myslym Murrizi duke replikuar me deputetin Taulant Balla, lidhur me kërkesën e bërë për të hapur listat, është shprehur se mazhoranca nuk do t’i ketë kurrë votat e opozitës në Parlament për të mbajtur kodin e vjetër zgjedhor.

“Dëgjova me vëmendje. Sikletin që keni dhe pse doni të qëndroni edhe me ata edhe me ne edhe me ca të tjerë. Ky halli juaj ia jep zgjidhje perfekte kënga mirë me vjehrrin mirë me burrin. Por ne se kemi këtë hall. Ju e doni mirë edhe me burrin edhe me vjehrrin. Por ne kemi bërë një kërkesë që të aprovojmë nenin me hile të 2008. Keni vetëm një mundësi për ta votuar. Hajde shkojmë në Referendum. Një marrëveshje e bërë nuk mund të jetë që të detyrojë deputetët. Të paktën të opozitës. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Kemi kërkuar që votat për herë të parë të numërohen jo nga militantë. Nëse ju keni hapur ankand dhe nëse u jepni fjalën atyre jashtë kësaj salle. Se do ti bëni 84 vota, harrojeni. U kanë dhënë 74 mandate, një e bërë klerink dhe u bëtë kaq. Me trasta dhe me joshje, që kjo sallë i ka provuar. Ju nuk i bëni ato vota për të votuar një Pazar pis, që është lënia në fuqi e këtij kodi zgjedhor të 2008. Ju nuk i privonin dot shqiptarët. Dy gjellë të pista. Të hapim listat nëse doni konsensusin tonë. Nuk do ketë komisionerë militantë. Ngrejë ofertën dhe merri 84 deputetë. Ftoj deputetët dhe të dalin nga kjo sallë. Opozita braktis kuvendin.” tha Murrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here