Ndodh 1 në 80 mijë lindje/ Mjekja nxjerr foton e bebushit me këmishë në martenitetin e Tiranës

0
100

Ndodh shumë rrallë që bebet të lindin me qeskën amniotike të padëmtuar, veçanërisht në pjesën e kokës.

Vlerësohet se vetëm një në 80 000 lindje është e tillë, gjë që emocionon së tepërmi edhe mjekët që presin foshnjet që lindin me “këmishë”.

Një foshnje e tillë ka lindur së fundi në maternitetin Koço Gliozheni në kryeqytet, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja gjinekologe Anika Dokle.

Dokle ka publikuar edhe fotot e mrekullueshme të bebit të porsalindur.

“Bebush me këmishë”, shkruan doktoresha, një foto e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here