Meta përmbushë ‘ëndrrën e madhe’ inauguron fan klub të Celtic në Tiranë, reagon klubi skocez: Jemi të lumtur për lajmin…

0
125
Pasi presidenti Ilir Meta bëri me dije se nesër bashkë me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vatën do të inaugurojnë fan-klubin e parë në Shqipëri të Celtic, ka reaguar klubi skocez.

Celtic, me anë të një deklarate të nënshkruar nga zyrtarët e klubit shprehet se është shumë i kënaqur me lajmin, duke shtuar se e fton Metën dhe Rudi Vatën për të parë një ndeshje në Skoci, ku do të luajë Celtic.

Letra e klubit të Celtic për presidentin Ilir Meta:

 Albania's President Ilir Meta posted a picture of himself in a Celtic jersey

I dashur presidenti Ilir Meta:

Unë dëshiroj t’ju përshëndes e t’ju uroj më të mirat e gjithashtu t’ju falënderoj jashtëzakonisht ju dhe Klubin Shqiptar të Tifozëve të Celtic.

Lajmi se në Shqipëri është krijuar Klubi i Tifozëve të Celtic është dicka shumë e rëndësishme, dhe ëhstë pritur shumë mirë këtu në Skoci. Ne si klub sportiv kemi ndjekur postimet e juaja në “Twitter” dhe mbështetjen tuaj për djemtë tanë.

Ne shpresojmë që një ditë ju dhe futbollist shqiptar Rudi Vata do ta sillni Klubin e Tifozëve Shqiptarë në Gllasgou për të shijuar një ndeshje të paharrueshme në Celtic Park.

Shumë persona e kanë përshkruar atmosferën special që krijohet këtu, por vetëm nëse je duke shijuar një ndeshje të Ligës së Kampioneve kur luan ekipi ynë Celtic mund të vlerësoni më mirë se cfarë mrekullie është ky stadium e ekip.

Nëse do të pranoni ftesën, do të ishte një kënaqësi që t’ju ftoja ju në Gllasgoë për të parë një ndeshje të Celtic. Përpara se kjo të ndodhë, pranoni urimet e mia më të mira e të sinqerta për Klubin e Tifozëve Shqiptarë të Celtic, e uroj që të përforcohet dhe të shtohet sa më shumë në numër.

I juaji sinqerisht,

Brendan O’hara MP

Argyll e Bute.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here