Kryemadhi: Fitorja e koalicionit të opozitës e sigurt, dhe me votat e 2017, PS nuk fiton dot

0
96

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi fitorja e opozitës së bashkuar përballë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste është e padiskutueshme.

Edhe me rezultatin e 2017, thotë Kryemadhi per Fjala.al, opozita e bashkuar e mund Partinë Socialiste. Megjithatë ajo është e bindur që votat në thesin e opozitës do të jenë më të shumta se në 2017 dhe duke qenë bashkë koalicioni opozitar e ka fitoren e garantuar.

Me vjen mirë që e bëni këtë pyetje, por edhe numerikisht Partia Socialishte nuk fiton dot. Edhe sot po t’i mbledh votat e Partisë Demokratike, votat e LSI, votat e PDIU e kështu me radhë do të ishte e pamundur të fitonte. Dhe tjetra, nëse fryma deri 1 javë para zgjedhjeve nuk do të ishte që Partia Socialiste do të bënte koalicion me Partinë Demokratike dhe do të bënin qeverinë me pajtimin e madh kombëtar për proces integrimin, zoti Rama nuk do kishte 74 mandate, Policia e Shtetit nuk do të ishte në funksion të Partisë Socialiste, administrata publike nuk do të ishte në funksion të Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha grupet kriminale nuk do të dilnin aq hapur dhe në mënyrë aq të drejtëpërdrejtë në blerjen e votave.
Nuk e kam harruar marrëveshjen po të jeni të bindur që as zoti Basha nuk e ka harruar marrëveshjen. Është një nga rastet ku çdo politikan e kupton, ashtu sikurse edhe ne nuk e kemi harruar marrëveshjen e 2013 me Edi Ramën, ashtu sikur nuk e kemi harruar as zgjedhje e 2015, zgjdhjet lokale, ashtu si nuk e kemi harruar as 140 vota për miratimin e reformës në drejtësi në unanimitet të plotë, sepse ishte zoti Rama i cili kërkonte sabotimin e reformës në drejtësi, sepse kërkontë uzurpimin e sistemeve të drejtësisë dhe bëri cdo gjë për të lënë Shqipërinë 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe të tjera kështu me radhë për të shkatërruar një sistem në mënyrë të tillë që të krijonte hapësira dhe mundësitë për të kontrolluar një sistem drejtësie të cilin ta ndërtonte nga fillimi. Megjithatë sot të gjithë kemi mësuar nga gabimet tona, nëse ne nuk pranojnë gabimet athëherë kot që meremi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here