Kontroll në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet, kapen 25 mijë paund të padeklaruara

0
87

25 mije paund te padeklaruara jane kapur në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet.

Sasia e monedhave britanike është kapur gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin me targa të Mbretërisë së Bashkuar YC54ËSU me drejtues Ardian Ndreka .

Ky persona është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli i policisë kufitare u konstatuan rreth 25000 paundë britanikë.

Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

Pas veprimeve të kryera u sekuestruan monedhat angleze së bashku në autoveturën që i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here