“Do fitojmë bashkë dhe do qeverisim bashkë” Bardhi: PD dhe koalicioni opozitar është fitues nga të gjitha sondazhet

0
124

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha në Çim Peka Live se çdo sondazh e nxjerr opoziten e bahskuar fituese.

“Kemi sondazh. PD dhe koalicioni opozitar është fituese. Jemi shumë të kënaqur dhe mendoj se ka ende shumë energji për t’iu bashkuar opozitës për të pasur një rezultat spektakolar. Përqindje mos më kërko se nuk dua të jap”.

Peka insistoi nëse PD është fituese e vetme, por Bardhi deklaroi: “Ne jemi me aleatë, jemi në një koalicion opozitar më të gjerë që ka pasur Shqipëria. Jemi të vendosur të shkojmë bashkë në zgjedhje dhe ta mundim bashkë Edi Ramën. Pas zgjedhjeve do shihen numrat. Nuk do ketë nevojë ta mundim vetëm sepse jemi në koalicion me aleatët tanë. Do fitojmë bashkë dhe do qeverisim bashkë”.

“Ndalimi i koalicioneve është një provë se ai është i tmerruar përballë koalicionit opozitar. Nuk ka asnjë shans të mundë PD-në dhe koalicionin opozitar. Mund të bëjë çfarëdo makinacioni, pavarësisht çdo makinacioni, PD dhe koalicioni opozitar do të fitojë zgjedhjet”.

“Po bëhemi gati për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme,” tha Bardhi. Sipas tij, një arsye pse Rama po zvarrit ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është vendimi për shpalljen e antikushtetueshmërisë së 30 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here