Bota po trajton simptomat, por jo shkaktarin e pandemisë…

0
111

Gjatë periudhës së pandemisë, bota po trajton simptomat shëndetësore dhe pasojat ekonomike të coronavirusit, por askush nuk po flet për shkaqet mjedisore

Si rezultat, një numër i konsiderueshëm sëmundjesh pritet të kalohen nga kafshët te njerëzit në vitet e ardhshme.

Edhe përpara COVID-19, 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga sëmundjet zoonotike çdo vit, veçanërisht në vendet më të varfra.

Sëmundjet zoonotike përfshijnë çdo sëmundje apo infeksion që transmetohet nga kafshët tek njerëzit. Aktualisht, ka shumë sëmundje zoonotike me potencial për pandemi.

Nevoja për një qasje “1 shëndet” (One Health) që bashkon shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit është thelbësore, duke përfshirë shumë më tepër mbikëqyrje, studime dhe hulumtime mbi kërcënimet e sëmundjeve.

Profesor Delia Grace, autori kryesor i raporteve mbi Programin e Mjedisit nga Kombet e Bashkuara, thotë se ka patur shumë reagime ndaj Covid-19, por pjesa më me e madhe e këtyre reagimeve janë trajtuar në aspektin mjekësor dhe ekonomik, kur në fakt origjina e kësaj sëmundjeje është në mjedis, në sistemet e ushqimit dhe shëndetin e kafshëve.

Është si të kesh një pacient të sëmurë dhe t’i trajtosh vetëm disa simptoma, pa pyetur për shkakun e tyre.

Shkenca është e qartë kur thotë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe të shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë mund të presim që të shohim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që hidhen nga kafshët te njerëzit në vitet e ardhshme, thotë Inger Andersen, drejtori i Mjedisit në Kombet e Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here