Vetëflijimi për ringjalljen, caktohet prokurori i çështjes horror

0
133

Vetëflijimi i nënë e bijë, tashmë ka një prokuror që do të hetojë këtë ngjarje horror që ka shokuar mbarë opinionin publik dhe ka nxitur një debat mes besimeve fetare. Albert Demirneli do të kalojë në sitë të gjitha faktet që shkaktuan këtë ngjarje tragjike.

Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa vajza tjetër Blerta 34-vjeçe u konstatua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se Anisa Josifi kishte humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes. Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.

Nënë e bijë u përcollën këtë të shtunë (4 korrik) drejt banesës së fundit në Përmet, ndërsa vajza tjetër 34-vjeçare që i mbijetoi vetëflijimit ndodhet në urgjencën psikiatrike. Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë u zbulua edhe ngjarja e rëndë..TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here