‘Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykatës së Lartë’

0
100

“Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykatës së Lartë! Organet drejtuese të drejtësisë, si degë ekzekutivi apo departamente të Partisë Socialiste jashtë selisë.”

Nga Sali Berisha.

Pushtimi i institucioneve dhe shndërrimi i Drejtësisë në degë të narkoshtetit shqiptar është dhe rezultati më madhor dhe më shkatërrimtar për këtë sistem, i Dvoran-reformës së Drejtësisë.

Kështu Sokol Sadushi, një militant fanatik, vëlla siamez në militantizëm me Dvoranin, emërohet në krye të Gjykatës së Lartë. Kjo është goditja përfundimtare e mëshirës për këtë sistem.
Sadushi, jo vetëm është së bashku me Dvoranin, gjykatësi më militant i PS, i cili merrte pjesë dhe në mbledhjet e saj, por ai emërohet në atë post në konflikt flagrant interesi dhe në shkelje po flagrante të marrëveshjes së forcave politike, sipas së cilës, hartuesit e ligjeve të Reformës, përjashtoheshin për një periudhë disavjeçare nga kandidimi për organet e larta të Drejtësisë.

Si ekspert socialist i Reformës së Drejtësisë, Sadushi përjashtoi, në kundërshtim me ligjin, Shkollën e Magjistraturës që ai drejtonte, nga Vetingu, paçka se ligji i barazon pedagogët e kësaj shkolle me gjykatësit e Gjykatës së Apelit.

Ky përjashtim u bë për qëllime korruptive përfitimi, pasi pedagogët e kësaj shkolle, me studiot e tyre ligjore, e kanë shndërruar këtë shkollë në strofullën e konfliktit të interesit model i tij par ekselence.

Kjo, sepse ata, bazuar në marrëdhënien pedagog – nxënës, i kanë dyert e hapura tek çdo ish-nxënës prokuror apo gjykatës qoftë ai dhe për çdo dosje.

Me Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë, vendi rikthehet 21 vjet mbrapa, kthehet në vitet kur ajo gjykatë drejtohej nga një ministër dhe anëtar kryesie i Partisë Socialiste.

Me emërimin e militant Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë dhe në krye të KED dhe emërimet antikushtetuese të Ibrahimit (kunatit të ministres) në krye të KLP, emërimin antikushtetues të Metanit – vëlla i ministres socialiste si car i Drejtësisë, emërimin antikushtetues në krye të KLGJ të Llagamit, organet më të larta të sistemit të Drejtësisë shndërrohen në departamente jashtë selie të Partisë Socialiste apo në degë ekzekutive të narkoshtetit të Edvin Drogës.

Ky është dhe rezultati i Dvoran-reformës, në të cilën, Vetingu nga lart poshtë, u përdor për vendosjen e kontrollit të plotë të Edvin Mafisë mbi Drejtësinë dhe kjo nder të tjera ka për pasojë direkte, paralizën e këtij sistemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here