Mashtrimi i qeverisë del zbuluar: Sot pohojnë se kanë bërë 4 mijë testime për mjekët, 1 javë më parë ministrja pohonte shifrën 8 mijë!

0
82

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për pandeminë e COVID-19. Në një shënim në Facebook ai shprehet se shifrat që jep ministria e Shëndetësisë për numrin e testimeve nuk përputhen me deklaratat e vet ministres.

Postimi i plotë

Po pse genjen Ministrja e Shendetesise xhanëm ???(VIDEO).

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi:

“Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.

Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike,
ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

TESTIME TOTALE 30647

TESTIME MOLEKULARE 26637

TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse genjen Ministrja Manastirliu?

Ja kerkon Rama?

E genjejne vartesit?

Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande.

Video e meposhtme provon gjithshka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here