Standard.al

Ish-ministri i Shëndetësisë: Qeveria centralizoi testet për të kontrolluar shifrat e pandemisë

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e konsideroi arsyen e numrit të ulët të testeve për Covid-19 në Shqipëri te centralizimi i analizimit të tyre në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, qe sipas tij është bërë me qëllim për të kontrolluar shifrat e pandemisë.

“Spitalet janë vënë në hendikap, kështu pacientët nuk marrin shërbim dhe qytetarët priren t’i qëndrojnë larg spitaleve duke vuajtur pasoja në shëndetin e tyre”.

Shehu tha se situata është më e keqe se periudha mars-prill dhe se më i rëndë është fakti se institucionet shëndetësore janë të pambrojtura dhe janë kthyer “bomba përhapëse të infeksionit”.

Ish-ministri ia faturoi gjendjen aktuale mungesës së një strategjie konkrete nga qeveria për përballimin e situatës, ndërsa sugjeroi që për 10 ditë teste dhe gjurmime masive në spitale e më pas në struktura të tjera ku ka grumbullime mund të arrihet një përmirësim i gjendjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.