Autoritetet në Angli ngrenë alarmin: Londra ndoshta kurrë s’do të jetë si më parë, pandemia largoi shumë turistë

0
171

Mediat britanike shkruajnë se Britania e Madhe po përjeton ndër krizat më të rënda në historinë e saj dhe peshën më të madhe e ndjen kryeqyteti i vendit, Londra.

CNN raporton se metropoli 2000-vjecar ka përjetuar edhe më herët pandemi të gripit, por kjo e tanishmja e koronavirusit mund të jetë më e rënda në të gjithë historikun.

Ndër histori, Londra here pas here është rrëzuar financiarisht, për shkak të problematikave të mëdha ose përhapjes së ndonjë vale pandemie.

Ndalimi i tregtisë në kryeqytet dhe i aktivitetit të përdtitshëm ka shkaktuar pasoja për Londrën, që sipas disa ekspertëve ekonomikë, ndoshta do të bëjë që kryeqyteti i Britanisë të mos jetë më ai i që ka qenë më herët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Londra u shndërrua gjatë pandemisë në një qytet sikur të jetë fantazmë dhe si virtual. Shkalla e mbylljes ishte e paimagjinueshme, teksa janë karantinuar shumë persona, me dëme ekonomike kolosale. Pandemia e Covid-19 ka bërë që dyqanet të mbyllen gjatë natës, shumë turistë janë larguar, zyrat dhe rrugët u zbrazën dhe 9 milion banorë të qytetit u mblodhën në shtëpi.

Askund tjetër nuk kishte mënyra më të rrepta të mbylljes sesa në Londër, kanë shpjeguar ekspertët. Udhëtimet nëntokësore në qytet ranë në mënyrë dramatike. Fakti që njerëzit qëndronin në shtëpi, nënkupton se jashtë në rrugë dilnin vetëm persona që e kishin të nevojshme, që përfshinte vetëm 15 përqind të popullatës së Londrës, thotë kryebashkiaku Sadiq Khan.

Paul Cheshire, profesor i gjeografisë ekonomike në Shkollën e Ekonomisë në Londër, tha se pandemia do e godasë ekonominë vendase. Ai shtoi se do të duhet kohë që ekonomia të rikuperohet e se Londra do ta ketë tepër të vështirë të kthehet sërish, ai qytet që ishte dikur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here