Standard.al

‘Urrejtje e pakufishme, Edvin Dështaku do të zhdukë Universitetin e Arteve’

0

Bëjeni si në kohën e Enverit. Ishte shumë mire”, insistoi ai në një takim.

Nga Sali Berisha.

Shndërrimi i Akademisë së Arteve në Universitetin e Arteve, ishte një arritje e rëndësishme e arsimit në fushën e kulturës dhe arteve në Shqipëri, në rritjen e autonomisë së tij, përshtatjen me standartet e vendeve të tjera.

Por, në nderim të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës dhe Kristaq Xhelatit, babait biologjik që firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, duhet të rikthejmë Akademinë e themeluar prej tyre. Me motivin “Bëjeni si në kohën e Enverit. Ishte shumë mirë!!!”

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt me të cilin Edvin Kristaq Xhahili kërkon të zhduke Universitetin e Arteve dhe ta rikthejë arsimin në këtë fushë në të shkuarën e tij.

Iu bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të Arteve të kundërshtojnë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, këtë akt regresiv me të cilin Edvin Kristaq Xhahili kërkon t’ju rikthejë të shkuarën si të ardhmen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.