Standard.al

Situata e COVID-19, Kryemadhi: Në 4 muaj Shqipëria vuri gjoba dhe nuk bëri testime, sot vuajmë pasojat

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi , ne nje lidhje direket per Euro News Albania foli në lidhje mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë. Kryetarja e LSI u shpreh se në 4 muaj Shqipëri nuk bënë testime për të mbajtur nën kontroll situatën por u fokusua në gjobitjen e qytetarëve. Sipas Kryemadhit, masat e marra nga qeveria nuk ishin të studiuara por sipas humorit të kryeministrit

‘Ajo që dua të theksoj, është që shqiptarët u mbajtën 4 muaj të bllokuar nën emrin e Covid-it, dhe nuk tentoi njeri që të bënte një test, ndërkohë gjithë bota dhe gjithë Europa izolonte dhe vendoste disa masa të distancimit social dhe duke bërë dhe testimet në masë të madhe. Ndërkohë që qeveria jonë vendoste nga 50 mijë gjoba në ditë, në Gjermani bëheshin 50 mijë testime. Ndërkohë që dëgjonim me mijëra deklarata të kryeministrit në Facebook, ndërkohë që në çdo vend të Europës bëheshin me mijëra testime dhe aty ku evidentohej rasti me Covid, atëherë izolohej dhe merreshin masat mbrojtëse. Nuk është se ne do të bënim ndonjë eksperiment, nuk është se ne do të bënim diçka ndryshe nga ajo çfarë po bënin shtetet e tjera. Edhe në Itali po të shikoni, që Lombardia ishte një nga qendrat më të sulmuara, masat dhe izolimi i qytetarëve nuk ishte aq pa logjikë, siç ndodhte në Shqipëri. A mund të më thoni ju pse në orën 5 e gjysëm dilte virusi dhe deri në atë orë ishte brenda, kur ndërkohë qytetarët lejoheshin 2, 3 apo 5 orë dhe dyndeshin të tërë qoftë në tregjet e shumicës, sepse të jemi të sinqertë pandemia krijoi një gjendje të jashtëzakonshme për xhepat e shqiptarëve dhe të gjitha familjet, sidomos pensionistët, drejtoheshin drejt tregjeve të shumicës’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.