Standard.al

‘Rebelimi’ i opozitës parlamentare/ Lubonja: Vështirë ta prishësh atë marrëveshje, ndërkombëtarët…

0

Ndërsa kryeministri Edi Rama do të takohet sot me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës brenda Kuvendit, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tyre se nuk do të mbështesin draftin konsensual të arritur nga Këshilli Politik mbi reformën zgjedhore, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre mbi listat e hapura, prej nga kushtëzohet edhe mungesa e koalicioneve parazgjedhore, por edhe një rritje të pragut elektoral në 5 %, analisti Fatos Lubonja komentoi situatën. I ftuar në studion e lajmeve në News 24, ai tha se kryeministri Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhejve, ndaj gjen këto manovra për të ndryshuar rregullat.

“Zgjedhejt, Covid, ekonomia ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës. Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij, një nga format është ndryshim në rregullat e zgjedhjeve që nuk do të tolerojë.

Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”,- tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.