Standard.al

Rama vazhdon lojën: Të gatshëm për konsensus mes dy opozitave!

0

Pas takimit me opozitën parlamentare, kryeministri Rama doli në një prononcim për gazetarët ku tha se marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare është një bazë me të cilën mund të vazhdojmë më tutje procesin.

Rama: Marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare është një bazë me të cilën mund të vazhdojmë më tutje procesin. Çka do të thotë se jemi të gatshëm për të diskutuar një marrëveshje dhe për të arritur në konsensus trepalësh në të cilin jo të gjithë do të marrin atë që duan. 

PS nuk do të angazhohet për kapjen e një vote këtu e atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm. Nuk ka m ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se sa ata brenda. Sot është e vërtetë që shumica shqiptare duan që të kenë mundësi që të zgjedhin mes kandidatëve. Në një proces ku jemi të vendosur që të ecim si në forcë politike e konsoliduar jemi të vendosur që të kemi një aleancë me populli.

Marrëveshje është një pengesë për deputetët e opozitës. Është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD-së. Për të hapur më tutje, opozita e re duhet të mirëkuptojnë miqtë e opozitës jo parlamentare. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.