Panariti përshëndet qëndrimin e PPE-së: Çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanshme është prishje e konsensusit

0
98

Marrëveshja për reformën zgjedhore duket se ka marrë edhe “bekimin” e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila ka uruar këtë konsensus.  Përmes një mesazhi të përcjellë në rrjetin social “Facebook”, eurodeputeti gjerman Michael Gahler i tërhoqi vëmendjen mazhorancës që çdo tentativë për të bërë ndryshime të tjera të njëanshme do të jenë kundër konsensusit. Lidhur me këtë mesazh ka reaguar edhe lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes ish-deputetit Edmond Panariti thekson se europarlamentari Gahler foli shkurt, saktë dhe qartë teksa kujtoi se çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanëshme është prishje e konsensusit

Postimi i plotë

“Shkurt, saktë dhe qartë!

Presim Miratim dhe Zbatim të menjëhershëm të paketës për reformën zgjedhore, produkt i marrëveshjes të Këshillit Politik!

Çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanshme është prishje e konsensusit.

Michael Gahler,

Europarlamentar dhe Zv. President i komisionit të jashtëm të PE”, shprehet Panariti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here