Një homazh për dy kolegët dhe një pyetje për Kryeministrin tashmë “pa gojë”!

0
124

Nga: Tritan Shehu

Humbem dy kolege te mrekullueshem te prekur nga virusi ne perpjekjet e tyre per t’i sherbyer “jetes”; shume fjale prekese, ngushellime e hidherim!
Vecse Kryeministri hesht, asnje fjale keqardhje nga ai jo vetem per keto dy humbje, por dhe per shume jete te tjera te ikura, per pacientet qe kane mbushur spitalet e kontaminuara e personelin qe me devocion punon nder ato, per gjendjen “jashte kontrollit” me numrin e rasteve qe ka tejkaluar gjithecka, per ndjenjen e frikes se perhapur, per izolimin e Shqiperise si ne diktature…
Jave me pare me pare e shikonim disa here ne dite ne rolin e “gjeneralit” qe nxirrte tanket ne nje lufte imagjinare, te “shpetimtarit a babait” te kombit, te parashikuesit te ”pagabueshem” te shifrave epidemiologjike etj etj.
Ndersa sot kur duhej te shfaqej jo vetem per te perballuar deshtimin, por dhe per te shpjeguar se cfare po ndodh, pse po ndodh, si mund te jene zhvillimet dhe cilat jane strategjite, qe realisht nuk kane egzistuar asnjehere, nuk artikulon asgje, as dhe nje fjale qe lidhet me Covid, shendetesine, epidemine, etj!!
Ndoshta kjo eshte nje cfaqje e “sindromit te Pilatit qe deshte te lante duart nga krimi”, deri ketu e kuptueshme, mire duart, po goja ku eshte?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here