Letra e eurodeputetëve për vizat e Kosovës/ Pollo: Tirana të frymëzohej nga Prishtina për mosshtimin e kushteve

0
201

Ish- zv,kryeministri i PD, Genc Pollo ka thënë se nuk u përket qeveritarëvë në Tiranë çështje e liberalizimit të vizave në Kosovë. Permes nje postimi ne FB ai thote se letra e 42 eurodeputetëve ishte gjesti i duhur politik për heqjen e vizave të BE për Kosovën, por qeveritarët në Shqipëri sipas tij, duhet të kishin marrë shembull nga Prishtina dhe mos shtonin kushtet europiane nga 5 në 15 sot.

STATUSI NGA GENC POLLO

Është e vërtetë qe Kosova i ka përmbushur me kohë kushtet për liberalizimin e vizave. Siç është e njohur që disa shtete antare të BE ende nuk kanë dhënë pëlqimin duke vonuar kështu vendimmarrjen. Prandaj apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur. Vetëm të mos harrojmë se ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre. Nuk është çeshtje e qeveritarëve në Tiranë; këta të fundit mund të ishin frymëzuar nga Prishtina dhe mund të mos i kishin shtuar kushtet europiane nga 5 në 9 e së fundi në 15. Qeveritarët e sotëm ishin opozitarët e djeshëm kur shqiptarët morën liberalizimin e vizave në Zonën Schengen (2011).

Kontributi” i tyre asokohe ishte përhapja e panikut tek socialistët europianë e tek ca të tjerë se po të hiqeshin vizat do të kishte dyndje popullore si në 1991. Vizat u hoqën e dyndje nuk pati; deri në vitin 2014 kur dyndja filloi e nuk po pushon. Kaq mjafton për të bërë dallimin; pa qenë nevoja të kujtojmë si e përdorën ata Grizeldën e Roshit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here