Kryemadhi: 3 muaj izolim i shërbeu qeverisë për të zhvilluar tendera miliona euro sekret

0
93

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli në lidhje me situatën e COVID-19, duke u shprehur se ne 3 muaj izolim qeveria ka zhvilluar tendera sekrete, dhe ka abuzuar me llogarite dhe TVSH-në e bizneseve dhe qytetareve.

Kryemadhi: Çështja e COVID-it dhe izolimi i shqiptarëve për 3 muaj shërbeu si një çast që qeveria të bënte me miliarda euro tendera sekret ku në të gjithë këto tendera sekretë nuk bleu asnjëherë kitet për të testuar qytetarët. Morëm vesh që u blenë pako me ushqime që po t’i blejmë sot në mes të Bllokut, me faturë me TVSH, me pakicë, do të jenë me gjysmën e çmimit që janë tenderuar nga institucionet shtetërore. Rasti i fundit, Bashkia e Tiranës ka bërë pako për qytetarët e Tiranës me 63 mijë lekë të vjetra dhe ajo sasi ushqimesh ka qenë pa TVSH, unë kam dalë dhe e kam blerë as te Conad-i, as te SPAR por e mora te një supermarket lagje që është pak më i lirë dhe ishte 40 mijë lekë të vjetra. Pra, 23 mijë lekë janë futur në xhep, llogarit edhe TVSH, llogarit edhe uljen e çmimit që mund të bëhet kur blihet me shumicë, këto të gjitha janë bërë me tendera sekretë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here