Standard.al

Koni: Media nuk futet dot brenda spitaleve Covid, pacientëve u merren telefonat

0

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku Artan Koni komentoi situatën me Covid-19 në vendin tonë dhe për atë se çfarë ndodh brenda spitaleve.

Sipas tij, asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale, madje shtoi se personave të infektuar u merren telefonat që të mos bëjnë foto dhe video apo të komunikojnë me familjarët.

“Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët.

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-ën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vi fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes”, tha mjeku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.