Standard.al

Këngëtari i njohur shqiptar përfundon në gjykatë për armëmbajtje pa leje, ja çfarë u vendos

0

Këngëtari i njohur shqiptar Asdren Gjikollin, i njohur me emrin artistik Gjiko është gjobitur me 400 euro gjobë për årmë mbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të përpiluar më 22 nëntor 2019, e Asdren Gjikolli dhe Valon Alija akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit Univers në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të shtinë në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, të cilën årmë ia konfiskojnë Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë, i pandehuri Alija akuzohet se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit Univers në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, årmën Pistoletë e markës BLOË F92 me gas, e prodhimit të panjohur, cal. 9mm dhe me të shtinë në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, të cilën årmë ia konfiskojnë Policia e Kosovës, së bashku me dy karikator, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.