Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha reagon pas postimit të para pak orëve të eurodeputetit gjerman, pjesë e Partive Popullore Europiane, Michael Gahler. Sipas ish-deputetes së LSI, PPE paraqiti sot një nga qëndrimet e saj më të qarta dhe më të forta mbi procesin e integrimit të Shqipërisë.
Postimi i plote
“PPE ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, kushtet për celjen e negociatave, por edhe për kriterin kryesor atë të dialogut politik dhe konsesusit për reformat kyce.
Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarte demokratike.
Uroj që gjithçka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete.
Shqipëria ka vetëm një alternativë, perspektivën europiane!”