Standard.al

FOTO/ 10 mijë euro kush tregon vendin ku fshihet vrasësi i dy vëllezërve, Talo Çela

0

Policia e Shtetit jep 10 mijë euro për personin që tregon vendin ku fshihet Talo Çela, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar,  shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësit të policisë’ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ‘Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim’, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur ‘Tregu i makinave’, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit  Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.