Fatura e arbitrazhit arrin në 105 mln euro 93,5% i përket Becchettit…

0
95

Fatura që qeveria shqiptare do të shlyejë ndaj vendimeve të gjykatës së arbitrazhit është po aq e dëmshme për stabilitetin fiskal, sa edhe tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19.

Në fund të majit 2020 detyrimet që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare kapin një shumë prej 109,5 milionë eurosh, ku 93.5 për qind e detyrimit rreth 99,9 milionë euro i takojnë çështjes “Hydro dhe të tjerët kundër “ Shqipërisë, e cila njihet si një çështje që ka fituar biznesmeni Francesco Becchetti. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë detyrime, kryesisht të Ministrisë së infrastrukturës ndaj kompanive të kontraktuara për punime publike. Shifrat janë të dhëna nga zyrtare të Ministrisë së Financave, të cilat tashmë janë kontabilizuar në llogaritë e buxhetit për tu shlyer.

Nga fatura që qeveria shqiptarë do të paguajë zotit Becchetti 99,5 milionë euro janë për shpronësimin dhe 311 mijë euro janë pagesa qe qeveria jonë do të japë për shpenzimet administrative të procesit gjyqësor.

Nga fatura e përgjithshme prej 106 milionë eurosh, 1 milionë euro do të shkojnë pagesa për Fondin e investimeve Anglo Adriatika. Fondi e hodhi në gjyq qeverinë shqiptare për ndërprerje të njëanshme të kontratës në vitin 1997 për të investuar letrat me vlerë.

Një detyrime prej 4,2  milionë eurosh do të paguhet ndaj kompanisë J&P AVAX e cila ka punuar në Shqipëri si nënkontraktor i TAP.

J&P-AVAX Group është një nga grupet e ndërtimit më të mëdha në Greqi, por me përvojë edhe në vende të tjera.

Një shumë prej 217 mijë eurosh do të paguhen ndaj “HFW”,  për projektin në Portin e Karpenit dhe 750 mijë euro për çështjen e Valeria italia.

Ministria e Financave pohon se, shumë prej 109,5 milionë eurosh ka të bëjë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar.

“Duke patur parasysh efektet e qenësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet respektive.

Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet ‘shteti shqiptar’ apo ‘qeveria shqiptare’, këto vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja” vë në dukje Ministria e Financave në një raport për kuvendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here