Do marrin vetëm 40 për qind të pagës, punonjësit e Albpetrol në protestë…

0
90

Ditën e sotme punonjësit e kompanisë Albpetrol po zhvillojnë një protestë përpara zyrave të administratës sepse ndaj tyre është marrë një vendim  për shkurtimin e 60% të pagës.

Ky vendim nuk është hera e parë që merret u shprehen punonjësit e kompanisë, sipas informacioneve janë 140 të punësuar që preken nga ky vendim .

Akuza të rënda janë hedhur edhe për punësime fiktive që kupola drejtuese e Partisë socialistë në Fier kryen në këtë kompani.

Gjatë debateve mes drejtorit të ekonomisë dhe punonjësve ai u premtoi se do ta zgjidhi problemin e tyre.

‘Duam paratë që ne i meritojmë dhe nuk po kërkojmë lëmoshë , jemi në punë cdo ditë nga ora 8-16 të pasdites, e keni detyrim të na paguani sepse ne punën që na e keni kërkuar e kemi bërë shumë mirë , ju lutemi shumë mos na premtoni me fjalë por na e jepni me shkrim se nuk është e para herë sepse fjalët i merr era,’ – Tha njëra nga punonjëset e Albpetrol  që po protestonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here