Standard.al

5 të mbytur në një javë/ Malltezi i drejtohet Klosit: Ku e ke Federatën e Shpëtuesve të Ujit?!

0

Edhe pse turizmi detar ka nisur me shumë probleme dhe i pakët në njerëz për shkak të pandemisë së Covid-19, sërish ky fillimsezoni ka një bilanc tragjik sa i përket humbjes së jetëve. Lidhur me këtë situatë reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi. Ai i ngre një pyetje ministrit të Turizmit, Blendi Klosi teksa i kujton federatën e shpëtuesve të ujit, aq të reklamuar.

“Pa pasur ende turizëm kemi 5 të mbytur në një javë. Na rrofshin ligjet në letër. Ore sikur kishim federatë të shpëtuesve të ujit dhe i bënte goxha reklamë Klosi se ashtu është një punë, po ku janë?”, shkruan Malltezi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.