Standard.al

Shtetarë apo tradhëtarë?

0
Nga Artan Hoxha 

John Bolton ia zbuloi për fare petët lakrorit – marrëveshjes, mbetur në tentativë, mes Thaçit dhe Vuçiçit  – me shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë përkundër njohjen e Kosovës nga Serbia dhe, për rrjedhojë, mospengimin e Serbisë, në rrugën e anëtarësimit në BE.

Për thuajse dy vite, marrëveshja ka qarkulluar e pashkruar, gojë më gojë, medie më medie, konferencë më konferencë, samit më samit, herë si mit e herë si realitet, herë si ide amerikane, herë si ide europiane, herë si ide sorosiane, herë si ide ballkaniane.

Në këto katër vitet e fundit, Thaçi dhe Vuçiç janë takuar në vijëmësi edhe për marrëveshje të tjera, takime të lehtësuara e të asistuara nga Bashkimi Europian, nën përkujdesjen personale të Mogherinit, duke mirëinformuar ShBA.

Ne keto kater vitet e fundit, Thaci dhe Vuci jane takuar ne vijimesi edhe ne kuadrin e “Procesit te Berlinit”, proces i nisur personalisht nga Kancelarja Merkel, qe mori mbeshtetjen edhe te Presidentit Macron, proces qe u mbeshtet ne menyre komplementare nga ShBA.

Te dy proceset, njeri bilateral dhe tjetri rajonal, jane koordinuar me se miri mes tyre, e po keshtu edhe me plot aktivitete te tjera te organizuara apo asistuara nga pale te treta nderkombetare.

Ne te njejten kohe Shqiperia dhe Serbia intensifikuan takimet dhe lidhen disa marrveshje mes tyre ndersa mes Qeverise se Kosoves dhe asaj te Shqiperise u zhvilluan disa mbledhje te perbashketa te cilat, edhe pse me plot pompozitet patriotik, cuditerisht e ndryshe nga me pare, nuk ia ngacmuan fare per keq nervin Serbise, perkundrazi.
Gjithcka shkoi relativisht mire deri sa nje dite, rreth dy vite me pare, Thaci permendi shkarazi se marrveshja me Serbine mund te kerkonte demarkimin e kufijve. Nje prekje e kufijve ne Ballkan ngacmon nervat e ballkanasve, edhe te europianeve, vecanerisht te gjermaneve. Vetem ideja e nje marrveshjeje me prekje kufijsh krijon menjehere kundershtaret e vet, sic ndodhi.

Nga ky moment, sa me shume minimizohej shkalla e prekjes se kufijve apo mohohej teresisht nje prekje e ketille nga nismetaret e marrveshjes aq me shume rrezik perceptohej nga kundershtaret e saj te cilet, gradualisht, filluan te reagojne e kunderveprojne pa ngurruar te akuzojne per tradheti protagonistet e marrveshjes. Keta te fundit, per t’i hapur rrugen marrveshjes, shtuan demagogjine.

Vucic ju thoshte serbeve se  shqiptaret kane momentin e tyre me te mire, kane mbeshtetjen e Fuqive te Medha Perendimore, se Kosova eshte e destinuar te humbet nga Serbia por ai mund te arrinte marrveshjen me te mire te mundeshme per Serbine dhe serbet e Kosoves, perndryshe, kosto per Serbine do te ishte shume me e madhe deri fatale per interesat e saj.

Thaci, kur fliste per marrveshjen, pyetjes per prekjen e kufijve i pergjigjej vetem me mundesine qe Lugina e Presheves te behej pjese e Kosoves, kurre nuk permendi ndonjehere se cila pjese do t’i shkeputej Kosoves, ndonese nuk shqetesohej kur kete e linte te nenkuptohej, ndaj s’mbeti kush pa e kuptuar se do ikte nje pjese e Mitrovices ndersa komunat e shperndara me popullsi ne shumice serbe ne gjithe territorin e Kosoves do te fitonin nje status te vecante autonomie.

Argumenti me i forte i Thacit kunder kundershtareve shqiptare, ne Kosove dhe Shqiperi, ishte ajo c’ka thuhej terthorazi se marrveshja ishte ide qe buronte nga Shtepia e Bardhe, me shume si interes amerikan se sa kosovar. Te njejtin argument, por nga ana e kundert, perdorte Vucic per serbet.

John Bolton dha versionin me te aresyeshem te ngjarjeve – ate qe ideja fillestare ishte ballkanase (ketu nuk ndahet dot nese ishte e Vucit dhe u perkrah nga Thaci apo anasjelltas) por qe u vleresua si e beshme dhe e dobishme nga vete Bolton, ne rolin e ndihmesit per ceshtjet e sigurise kombetare te Presidentit Trump dhe permes Bolton e Grenell u fut ne procedure per ndermjetesim, garantim e miratim.

Fare mire, ideja mund te kete lindur ne Shtepine e Bardhe dhe iu eshte servirur dy presidenteve ballkanas, me gjasa edhe Mogerinit. Ajo mund t’i kete lindur Mogerinit, Blerit, Sorosit apo Batonit, dhe iu eshte sugjeruar dy presidenteve e, permes ketyre e lobisteve perkates, Shtepise se Bardhe. Cdo variant i mesiperm mund te kete ndodhur. Marrveshjet me shkembime territoresh njihen ne histori e nuk jane shpikje per here te pare, ndaj s’ka pike rendesie se ne koken e kujt lindi kete rast.

Sido qe te kete ndodhur nuk ndryshon faktin se te dy keta burra ballkanas, ndersa menduan se do kualifikoheshin per shtetare te medhenj, (deri nominim per Cmimin Nobel sic thuhej verdalle), nuk paten asnjehere kurajon te sqaronin thelbin e marrveshjes, as forcen te argumentonin dobine e saj. Luajten te dy si tinzare e si tinzare humben. Bashke me ta humben edhe cilido qe i mbeshteti keto dy vite ne kete ceshtje, perfshire e me se pari Kryerilindesi yne.

Jo gjithmone heronje e shpallur te nje kombi i kane bere aktet nisur nga e mira per kombin. Jo gjithmone tradhetaret e shpallur te nje kombi i kane bere aktet nisur nga e keqja per kombin. Por, kush ka luajtur me ceshtje te medha te kombit si tinzar, me apo pa te drejte, herat a vone, ka perfunduar ne koshin e plehrave te historise se kombit te vet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.